12:19 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë

Një zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në Prishtinë, ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i cili person pas sulmit ishte larguar në drejtim të panjohur.

Zyrtari policor nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet.