75 Mall Live Search
13:12 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sulmohet gazetari Vehbi Kajtazi

Para pak minutash është sulmuar fizikisht kryeredaktori i Gazetës Insajderi Vehbi Kajtazi.

Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës. Një person i panjohur e ka sulmuar Kajtazin, derisa ishte duke u larguar nga lokali.

Policia e Kosovës është njoftuar me rastin.

Javë më parë ishte sulmuar edhe Drejtori i Insajderit, Parim Olluri.

Kajtazi dhe Olluri si bashkëthemelues të Insajderit njihen si gazetarë hulumtues./AktivPress