10:52 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Sulmohet me gurë katedralja në Prishtinë

Një prift në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, dje ka njoftuar policinë për një sulm ndaj objektit fetar.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull me të meta mentale ka gjuajtur me gurë në drejtim të objektit të katedrales me ç’rast ka dëmtuar (thyer) një xham.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar prift në Katedralen “Nëna Terezë” ka raportuar se një i dyshuar mashkull me të meta mentale ka gjuajtur me gurë në drejtim të objektit të katedrales me ç’rast ka dëmtuar (thyer) një xham. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet një njoftimin e tyre./Indeksonline/