75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 18 Maj 2026 / KV

Sulmohet me shishe qelqi një person në një kafene në Zubin-Potok

Një person ka pësuar lëndime pas një sulmi që dyshohet se ka ndodhur me shishe qelqi në një kafene në Zubin-Potok.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar sot rreth orës 00:35. Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën, e cila kishte lëndime në pjesën e ballit.

Dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, konkretisht shishe qelqi. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga policia.

Në vendin e ngjarjes është arrestuar edhe personi i dyshuar, i cili sipas policisë ka qenë nën ndikim të alkoolit. Pas kalimit të gjendjes së dehjes, ai është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe garantimin e sigurisë për qytetarët, duke inkurajuar raportimin e rasteve të ngjashme./IndeksOnline/