08:49 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sulmohet një femër me armë të ftohta, në veri

Një femër-serbe, shtetase e Serbisë është sulmuar të mërkurën me mjete të mprehta nga një i dyshuar mashkull, shkruan Indeksonline.

Policia njofton se kanë arrestuar të dyshuarin nga  i cili  janë konfiskuar një thikë dhe një palë  gërshërë, që dyshohet se janë përdorur në rast. Rr “Lirisë”, Mitrovicë 03.12.2019-20:40. Viktima femër serbe, shtetase e Serbisë, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht me mjete të mprehta nga i dyshuari mashkull serb e cila si pasojë kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë arrestuar të dyshuarin nga  i cili  janë konfiskuar një thikë dhe një palë  gërshërë, që dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në  mbajtje 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/