10:46 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / B O

Sulmohet një infermier në Mitrovicë, Spitali jep detaje se si ndodhi rasti

Një infermier është sulmuar në vendin e punës në Spitalin e Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë.

“Spitali i Përgjithshëm ”Dr Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë njofton se, rreth ores 3:20 te mengjesit në Shërbimin e Emergjencës është sulmuar fizikisht infermieri F.M
Në oborrin e Spitalit kanë ardhur 5 qytetar të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jasht objektit te Spitalit per ti dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart qe paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar.
Pas refuzimit te inferimierit për të dal jasht objektit ai është sulmuar fizikisht” thuhet në njoftimin e Spitalit të Mitrovicës./Indeksonline/