22:15 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Sulmohet një veturë në qendër të Prishtinës (Foto)

Një veturë është sulmuar në qendër të Prishtinës, saktësisht tek ‘Te Qafa’ në afërsi të Stadiumit.

Sipas informacioneve që ka Indeksonline, dikush ka tentuar që të grabisë gjësende brenda veturës.

Duhet shtuar se në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe Njësiti i Policisë së Kosovës dhe po merren me rastin në fjalë./Indeksonline/