09:06 / E Martë, 02 Janar 2024 / mp

Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë, me dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur në ditën e parë të 2024-s rreth orës 12:30, e autoritetet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Rasti është iniciuar si “sulm seksual”, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin janë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.