10:00 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / A. M.

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Skenderaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person (mashkull), i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një femër të mitur.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Pas intervistimi nga prokurori, i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

SULM SEKSUAL Skenderaj 14.05.2021-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.