08:56 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sulmohet zyrtari i Komunës së Suharekës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi e ka sulmuar zyrtarin e Kuvendit Komunal të Suharekës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushtisht, kur i dyshuari në shenjë pakënaqësie me rrënimin e një muri nga inspektorët komunalë, ka sulmuar zyrtarin e komunës.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./AktivPress