Sulmoi anëtarët e familjes, arrestohet i dyshuari në Drenas
Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se ai ka sulmuar anëtarët e familjes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00.
Konflikti raportohet se ka filluar pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari ka sulmuar anëtarët e tjerë të familjes.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

