Sulmoi gjyqtarin e ndeshjes, arrestohet një person në Obiliq
Një burrë është arrestuar në Obliq, pasi që në shenjë pakënaqësie me ndeshjen e futbollit, ka sulmuar gjyqtarin kryesor. Viktima është dërguar për trajtim mjeksor, ndësra i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Obiliq 05.04.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në shenjë pakënaqësie në një ndeshje futbolli kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes viktimën m/k. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

