Sulmoi seksualisht një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është arrestuar një person në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një femër.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërgur në mbajtje.
“SULM SEKSUAL
Vushtrri 01.04.2026-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./IndeksOnline/

