11:07 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sulmojnë zyrtarët policorë dhe atë të KEDS-it, arrestohen

Dy persona janë arrestuar në fshatin Lipovec të Gjakovës, pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dhe një punëtor të KEDS-it.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar një zyrtar të KEDS-it gjersa ishte duke ndërruar matësin elektrik, si dhe të dyshuarit kanë kanosur dhe kanë sulmuar edhe zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Më pas, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajte, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./AktivPress