10:22 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi i madh, që do të rivalizojë Vedat Muriqin, në Turqi

Fenerbahce dhe Galatasaray janë dy rivalët kryesorë, në Turqi.

Dy skuadrat nga Stambolli do të luftojnë me njëra- tjetër për titullin e kampionit gjatë një sezoni ku çdo pikë do të jetë e vlefshme.

Pasi që Feneri e ka nisur shumë mirë me Vedat Muriqin në sulm, Galata ka transferuar Radamel Falcaon për ta rivalizuar.

Mediat turke po e cilësojnë si blerje të madhe, megjithatë favorizojnë Muriqin për shkak të formës së mirë që po e kalon.

Në tri ndeshjet e para në Superligën turke, sulmuesi nga Prizreni ka realizuar dy gola. /IndeksOnline/