18:35 / E Premte, 22 Janar 2021 / I.S

Sulmuesi i Napolit shërohet nga Covid-19

Skuadra e Napolit sapo ka njoftuar se futbollisti i tyre , Victor Osimhen ka rezultuar negativ me Covid-19.

Në testet e bëra sot, Napoli konfirmoi se sulmuesi i tyre ka dalë negativ dhe se do të fillojë me stërvitje nesër, shkruan IndeksOnline

Gjithashtu, ish-sulmuesi i Lilles ka qenë jashtë pasi ai pësoi një dëmtim në shpatull kur Nigeria luajti kundër Sierra Leones dhe nuk ka luajtur për napoletanët që kur shënoi  kundër Bolonjës në 8 nëntor 2020.