17:21 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Sulmuesi kosovar që po shkëlqen në Suedi, shënon gol për ekipin e tij!

Sot u zhvillua një takim miqësor ndërmjet klubit Hammarby dhe Akropolis.

Pjesë e këtij takim nga radhët e Hammarby ishte edhe futbollisti kosovar, Astrit Selmani, shkruan IndeksOnline

Selmani dhuroi paraqitje të mira me ekipin e tij, ku edhe shënoi gol në minutën e 79’të takimit.

Ndryshe, ky takim u mbyll me rezultat final në 3:3.