Sulmuesi “kuqezi” shënoi golin e fitores për ekipin e tij në Suedi

Skuadra e Goteborg ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Allsvenskan në Suedi.
Goteborg e mposhti minimalisht 1:0 Kalmarin, në ndeshjen e javës së tretë, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muçolli.
24-vjeçari shënoi një gol të bukur pas një gabimi në mbrojtjen e ekipit kundërshtar.
Ky ishte goli i parë i lojtari “kuqezi” këtë edicion në tri paraqitje me fanellën e Goteborg./Indeksonline/