14:26 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Sulmuesit më “gjakftohtë” në Evropë

Shumica e skuadrave të Evropës po hyjnë në fazën finale të kampionateve.

Disa skuadra tashmë kanë arritur objektivat derisa disa të tjera janë duke kërkuar që t’i arrijnë ato në javët e fundit.

Gara për Këpucën e Artë do të jetë e gjerë, por kush është sulmuesi që ka realizuar më së shumti raste të krijuara.

Formula e ndjekur është “gola të shënuar – raste të humbura”.

Messi kryeson tabelën me një mesatare prej 9.37 dhe pasohet nga Paco Alcácer i Borussia Dortmund, i cili aktualisht është 7.07.

Në vendin e tretë është Krzysztof Piątek i Milanit me një mesatare prej 5.24, ndërsa ish ylli i Nantes Emiliano Sala (i ndjerë) është i katërti me 5.2 dhe Son Heung-min i Tottenham Hotspur është në 4.97.

Por kush është sulmuesi që ka humbur më së shumti raste?

Robert Lewandowski i Bayern Munichut, i cili është golashënuesi më i mirë në Bundesliga këtë sezon, ka normën më të keq të realizmit në -9.31.

Gerard Moreno i Villarrealit është i dyti me -6.16, Gabriel Jesus i Manchester Cityt i treti me -4.92 dhe Edin Džeko i Romës është i katërti me -4.89.

Memphis Depay i Lyon përfundon listën e të parëve më të këqij, duke siguruar vendin e pestë me -4.06. /IndeksOnline/