19:23 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sulmohen tre zyrtarë komunalë të Pejës në një lokal, nuk dihen motivet

Tre zyrtarë komunalë të Pejës janë sulmuar të shtunën në një lokal në rrugen “Aleksandër Moisiu” me datën 16 nëntor rreth orës 00:50.

Dy të dyshuar kanë sulmuar këta tre persona, të cilët janë ndëruar në spital pasi kanë marrë lëndime të lehta.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, për Indeksonline.

Ai ka thënë se gjatë kohës së incidentit viktimat nuk kanë qenë në detyrë zyrtare.

 “Ky rast është klasifikuar “Lëndim i lëhtë trupor”.

Rasti ka ndodhur me 16:11 rreth orës 00: 50 minuta në një lokacion në Rrugën “Aleksander Moisiu në Pejë në një lokal.

Dy persona e dyshuar pas një fjalosje kanë sulmuar tre viktima, të cilët janë zyrtarë komunalë, të komunës së Pejës.

Të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal dhe ju është ofruar ndihma e mjekut .

Zyrtarët janë liruar për në shtëpi.

Njësitet policore pasi kanë marrë infomarcionet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha veprimet  e duhura dhe provat në vendin e ngjarjes. Kanë marrë informacione nga dëshmitarët, kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe i gjithë rasti është duke u hetuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe hetuesit janë duke bërë përpjekje për të hetuar dhe sqaruar të gjitha rrathanat e këtij incidenti për të mësuar edhe motivin e sulmit nga ana e të dyshuarve ndaj viktimave, përkatësisht zyrtarëve komunalë të cilët në kohën e incidentit nuk ishin në detyrë zyrtare”,ka deklaruar Ibraj./Indeksonline/