75 Mall Live Search
09:06 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Z S

Festivali “Sunny Hill” tani ofron biletat me mundësi pagese me këste

 Festivali “Sunny Hill”, një nga top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë po vjen me një mundësi të re – pagesën e biletës 3-ditore të festivalit deri me 12 këste. 

Pjesëmarrësit në “Sunny Hill”-it, të cilët ende nuk i kanë marrë biletat e tyre për edicionin e ri i cili mbahet prej 1 deri më 3 gusht, tani e kanë mundësinë që biletat e tyre t’i blejnë deri me 12 këste në të gjitha dyqanet e IPKO-s kudo nëpër Kosovë. 

Të gjithë klientët e IPKO-s që aktivizojnë një nga pakot “Infinit” do të kenë mundësinë të blejnë biletën për “Sunny Hill”-in dhe ta paguajnë atë me 12 këste mujore, direkt përmes faturës së tyre telefonike.

 

Ky bashkëpunim mes “Sunny Hill”-it dhe IPKO-s synon të heqë pengesat e mundshme financiare dhe të sigurojë që sa më shumë njerëz të jenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Kosovë dhe rajon. 

Ky edicion i “Sunny Hill”-it pritet të jetë më i madhi ndonjëherë. Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë! 

Për më shumë informacione dhe për të aktivizuar ofertën, vizitoni pikat e shitjes së IPKO-s./Indeksonline/