16:26 / E Premte, 19 Gusht 2022 / A. M.

“Sunny Hill Festival”, vjen në Tiranë Dj me famë botërore

 “Sunny Hill Festival”  Tirana do të presë më 26, 27 dhe 28 gusht  . Një nga të ftuarit që do të performojë do të jetë DJ me famë botërore Robbert van de Corput, I njohur si Dj. Hardwell. Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e festivalit përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram.

Përveç Dj-t të famshëm, do të vijë në Tiranë dhe Stormzy, Action Bronson, MC Kresha, Lyrical Son, Mozzik dhe Getinjo, Kamelia, Dj Redard, Elgit Doda, Fedez, Dafina Zeqiri etj. Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës.