23:43 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / C E

Super Asensio – disa sekonda pasi inkuadrohet shënon gol

Lëndimi duket se vetëm e ka bërë më të fuqishëm Marco Asension.

Pas afro një viti jashtë fushave, Asensio ka arritur të shënoj golin e parë në rikthim  kundër Valencias, transmeton Indeksonline.

Mendy në minutën e 74-të drejtoi një krosim në zonën e Valencias, të cilën për mrekulli e shfrytëzoi Asensio.

Spanjolli nuk kishte as një minutë që ishte në fushë dhe arriti që ta shënoi golin e qetësisë për Real Madridin.

Skuadra nga kryeqyteti po shkon drejt një fitore të re që do ta mbante në garë për titull./Indeksonline/