22:57 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Super gjysmëfinale në UEFA Champions League

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e fundit çerekfinale të UEFA Champions League.

Skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e Real Madridit janë dy klubet e fundit që kanë siguruar gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Manchester City në gjysmëfinale do të luaj ndaj klubit parisien, Paris Saint-Germain.

Kurse, Real Madridi kundër ekipit nga Londra, Chelsea FC.

Këto ndeshje do të zhvillohen më 27 prill dhe më 4 maj./IndeksOnline/

Real Madrid – Chelsea

Manchester City – PSG