19:36 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Super Kololli, shënon gol me “vollej” goditje për Cyrihun

Futbollisti kosovar, Benjamin Kololli është duke kaluar në formën më të mirë jetësore tek skuadra e Cyrihut.

Kololli ka arritur që sot në ndeshjen kundër Young Boys, që është duke u zhvilluar, të shënoj një super gol, transmeton Indeksonline.

Kosovari me një “vollej” goditje arriti që të kaloj në epërsi ekipin e tij kundër kampionëve të Zvicrës në minutën e 5-të.

Për momentin po zhvillohet minuta e 35-të, ku rezultati është 1:1./Indeksonline/