13:50 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Super ndeshje, Drita në epërsi pas pjesës së parë

Ndeshja Vushtrria-Drita është ndeshja hapëse e javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll

Pas 45 minutave të parë, rezultati është 1:2 në të mirë të ekipit gjilanas.

Pjesa e parë në “Ferki Aliu” dhuroi spektakël, ku pas 18 minutave lojë, Drita zhbllokoi rezultatin me anë të Ilir Blakçorit, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, barazuan pas 13 minutave Vushtrria pas golit të Fazliut, megjithatë shpejt Drita rikuperoi gjithçka dhe ktheu avantazhin nëpërmjet Vucajt./Indeksonline/