11:27 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Super organizim, ky është turniri kosovar që mblodhi mjera shikues (Foto)

Me balet, valle shqiptare dhe me shumë organizime tjera, filloi finalja e madhe e turneut “2-korriku” në Beguncë të Vitisë.

Turnetë e futbollit të vogël shpesh kanë interesim më të madh se ndeshjet zyrtare të ekipeve kosovare, shkruan IndeksOnline.

Këtë e vërtetoi edhe turneu i fundit kosovar. Ai që u mbajt në Beguncë të Vitisë “2-korriku”, për herë të 24’të me radhë.

Finalja e madhe u zhvilluar mes ekipit FC Droba dhe atij të FC Banja e Kllokotit, këta të fundit dolën triumfues.

Një karakteristik e veçantë e këtij turneu ishte edhe pranimi i mjera tifozëve.

Në këtë turne ishin pjesëmarrës shumë klube me futbollistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Kujtojmë se çmimet i ndau kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti./IndeksOnline/