18:41 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Super procesori i ri për telefonat vjen në muajin e ardhshëm

Kompania ‘Qualcomm’ ka lajmëruar se muajin e ardhshëm do të sjellë procesorin e ri në takimin vjetor të teknologjisë që mbahet në fund të vitit.

Ky takim sipas raportimeve pritet të mbahet me 4 dhjetor në Hawaii, transmeton Indeksonline.

Procesori do të quhet ‘Snapdragon 8150c’. Ndërkohë nga spekulimet në media flitet që telefoni i parë që do ta ketë këtë procesor do të jetë Samsung Galaxy S10./Indeksonline/