22:13 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Super-spektakël në emisionin “Nin”, me performanca të jashtëzakonshme live (Video)

Emisioni “Nin” i udhëhequr nga moderatori Alaudin Hamiti, edhe për këtë ndrrim të motmoteve është kujdesur të realizojë një super- spektakël për të gjithë shikuesit gjithandej.

I organizuar si mos më mirë deri në detajin më të vogël, dhe me artistë të përzgjedhur ka bërë që kjo natë të duket një festë e vërtetë, shkruan Indeksonline.

Interpretimet “live” padyshim që i kanë dhënë hijeshi unike kësaj skene.

Këngëtarë të shumtë me potencën e tyre vokale kanë përformuar këngë nga më të ndryshmet dhe gjithçka ka rrjedhur sikur ‘vaji’./Indeksonline/