18:46 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

NIN pa DIN premton surpriza e argëtim në ndërrimin e motmoteve (Video)

Pjesa më e mirë e ndrrimit të motmoteve janë emisionet festive, të cilat edhe janë begatia e fillimvitit ë ri. E një nga emisionet që do të vije me plotë befasi e shumë argëtim do të jetë edhe emisioni NIN i Alaudin Hamitit, shkruan Indeksonline.

Ky emision këtë vit sjellë emrat më të njohur të muzikës shqiptare, të cilët do të vijnë me projektet e tyre më të fundit, por edhe më të suksesshme muzikore.
Ndryshe Alaudin Hamiti nuk do të jetë prezantuesi i kësaj mbrëmjeje, sipas prive ai ia ka lënë vendin dikujt tjetër që ta udhëheq emisionin, prandaj edhe mban emrin NIN pa DIN./Indeksonline/