12:15 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Super, super Interi, në Itali pritet të jetë “ferri” (Foto)

Më në fund Interi po duket se ka bërë ekip për ta rivalizuar Juventusin. Skuadra e Luciano Spalletit ka realizuar transfere të mençura këtë afat kalimtar duke arritur të sjellë lojtarë cilësor në të gjitha fazat.

109.5 milionë euro janë shpenzimet e bëra në investime këtë afat kalimtar. Interi tashmë duket i fortë në të gjitha fazat, që nga portieri, mbrojtja, mesfusha e deri tek pika “vrastare”, sulmi, shkruan Indeksonline.

Nainngolan, Lautaro Martinez, Di Marco, Vrsjalko, Politano, De Vrij, Asamoah e Keita Balde janë blerjet serioze të Interit këtë afat.

Me këto blerje, Interi pritet të ketë teknikë, forcë, shpejtësi, dinamikë e spektakël.

Analistët po vlersojnë se Juventusi më në fund pritet të ketë një rival të denjë në Serie A.

Dilema e vetme mbetet trajneri Spalleti pasi që edhe edicionin e kaluar kishte lojtarë cilësorë, por trajneri italian asnjëherë nuk u dëshmua si strateg i madh./Indeksonline/

Temat: