21:03 / E Hënë, 06 Mars 2023 / C E

Supergoli i Nedim Bajramit në minutat shtesë ia sjell fitoren Sassuolos

Nedim Bajrami ishte protagonist absolut në fitoren 3-2 të Sassuolos ndaj Cremoneses, takim i vlefshëm për raundin e 25-të të Seria A.

Mesfushori shqiptar e nisi sfidën në minutën e 68’, duke zënë vendin e Defrel në fushë, megjithatë ishte vendimtar në fitoren e 3 pikëve.

Sfida ishte në barazimin 2-2, kur në minutën e 90+2’ pas një asisti nga Lauriente,  Bajrami realizoi një goditje perlë në portë, duke shënuar golin e tij të parë me “zijeshilët” dhe njëkohësisht atë të fitores së këtij takimi.

Pas kësaj ndeshje Sassuolo shkon në kuotën e 30 pikëve në vend të 13-të, ndërsa Cremonese renditet në vend të 19-të me 12 pikë.