20:25 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Supergoli i Rashicës nuk mjafton për Werderin, barazon ndaj Leverkusenit

Ekipi i Milot Rashicës, Werder Bremeni ka arritur vetëm një barazim në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 2:2.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi falë autogolit të Toprak në minutën e katërt, për të barazuar më pas kosovari Milot Rashica me një supergol nga distanca në minutën e 40-të e që ishte rezultati i pjesës së parë.

Me të filluar ajo e dyta, Klassen ia dha epërsinë Werderit, megjithatë kjo zgjati vetëm 10 minuta, kur Alario barazoi për epilogun e takimit.

Me këtë pikë, Werderi mbetet në vendin e 12-të me 10 pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e tetë./Indeksonline/