22:05 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Supergoli i Suarez ia dhuron Barcës trofeun e parë sivjet

Barcelona ka filluar sezonin e ri me trofe, pasi ka fituar kupën e “Joan Gamper”.

Me një Camp Nou të stërmbushur (rekord për shitjen e biletave), Barca ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1.

Londinezët e nisën mjaftë mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 36-të me një gol të bukur të Aubameyang.

Mesfushori i Arsenalit, Maitland-Niles bëri një gabim qesharak duke shënuar në portën e skuadrës së tij për ta barazuar rezultatin.

Golin e fitores për Barcën e realizoi Luis Suarez në minutën e fundit të ndeshjes.

Lionel Messi nuk luajti asnjë minut në këtë ndeshje edhe pse ishte i pranishëm në bankën rezervë. /IndeksOnline/