19:00 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Superkupa e Evropës mund të luhet me tifozë

Ndeshja e Superkupës së Evropës mund të luhet me praninë e tifozëve.

Ky duel që është planifikuar të zhvillohet me 24 shtator në Budapest ku takohen fituesi i Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Europa League.

Sipas “Sky Sport” ndeshja pritet të luhet me tifoz pasi që kanë marrë dritën e gjelbër për këtë veprim.

Stadiumi “Puskas Ferenc” është lejuar që të mbushet 30% të kapacitetit dhe shumë shpejt pritet njoftimi zyrtar. /IndeksOnline/