08:57 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Superliga e Basketbollit vjen me dy super përballje

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e shtatë të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Trepça do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, në Mitrovicë, me fillim nga ora 17:00.

Mitrovicasit kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa ish-kampionët e Kosovës kanë dy fitore e katër humbje.

Derbii i javës zhvillohet në palestrën “Karagaç” në Pejë, ku dy rivalët e vjetër, Peja dhe Bashkimi do të përballen mes vete.

Verdhëzinjët nuk dinë për humbje këtë sezon, ku kanë gjashtë fitore e asnjë humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline