08:36 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës sjell sot dy përballje fantastike

Sot do të zhvillohet xhiroja e 19-të e Supërligës së Kosovës me dy ndeshje të tjera.

Drenica do ta pres në stadiumin ‘Bajram Aliu’ skuadrën nga kryeqyteti, Prishtinën në ndeshjen e cila do të fillojë nga ora 13:00.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi që Drenica synon t’i shmanget zonës së rreptësisë kurse Prishtina duhet t’i kundërpërgjigjet Dritës.

Ndeshje mjaftë e fortë pritet të jetë edhe ajo në mes Llapit dhe Feronkielit, e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ po ashtu duke filluar nga ora 13:00./Indeksonline/.