21:22 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Agjendë e ngjeshur në tri javët e radhës – tri ndeshje për nëntë ditë

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar orarin e ndeshjeve për tri javët e ardhshme.

Skuadrat kosovare do të përballen me një orar të ngjeshur në tri javët e ardhshme, ku do t’i zhvillojnë tri ndeshje për 9 ditë.

Në këto tri javë, do të kemi përballje interesante, ku Gjilani do ta presë Prishtinën, Feronikeli do të jetë mysafir i Trepçës’89, si dhe Drita do të përballet me Lirinë.

Më poshtë, gjeni ndeshjet e caktuara për javën e 12-të, 13-të dhe 14-t:

Java e 12-të

E premte, 26.10.2018
Ferizaj – Flamurtari
Ballkani – Liria
KEK-u – Drita

E shtunë, 27.10.2018

Trepça ’89 – Feronikeli
Gjilani – Prishtina
Drenica – Llapi
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:45

Java e 13-të

E martë, 30.10.2018
Flamurtari – Drita
Liria – Ferizaj

E mërkurë, 31.10.2018
Prishtina – Trepça ’89
Feronikeli – Drenica
Llapi – Ballkani
Gjilani – KEK-u
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30

Java e 14-të

E shtunë, 03.11.2018
Drenica – Prishtina
Ballkani – Feronikeli
KEK-u – Flamurtari

E diel, 04.11.2018
Trepça ’89 – Gjilani
Ferizaj – Llapi
Drita – Liria
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30./IndeksOnline/