13:35 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Superliga e Kosovës/ Fillojnë ndeshjet, spikat derbi mes Dritës dhe Ballkanit

Kanë filluar të dy ndeshjet e sotme të programit të Superligës së Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e 22.

Në kuadër të ditës së sotme, spikat derbi në stadiumin e qytetit të Gjilanit, ku lideri i tabelës Ballkani po zhvillon ndeshjet si mysafirë kundër Dritës.

Aktualisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm një pikë në tabelë, ku Ballkani zë vendin e parë me gjithsej 42 pikë, krahas Dritës që renditet nëvendin e tretë me 41 pikë.

Krahas derbit mes Dritës dhe Ballkanit është duke u zhvilluar edhe takimi i fundit i programit të sotëm, ku skuadra në formë Llapi zhvillon ndeshje në shtëpi kundër Malishevës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme që kanë filluar në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

Drita – Ballkani

KF Llapi – Malisheva