16:53 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës më me rivalitet në rajon

Është duke u zhvilluar një garë interesante në Superligën e Kosovës në futboll këtë sezon, shkruan indeksonline.

Pas javës së 19-të, Prishtina i prinë renditjes me 35 pikë, një më shumë se Llapi, të cilin e mposhti në xhiron e fundit.

Nëse krahasohet me vendet e rajonit, Superliga është duke treguar rivalitet më të madh.

Në Shqipëri, Skenderbeu udhëheq me 11 pikë më shumë se vendi i dytë, në Maqedoni Shkëndija ka krijuar epërsi prej tetë pikësh, në Mal të Zi, udhëheq Sutjeska me 13 pikë më shumë, ndërsa në Serbi Zvezda është 9 pikë para vendit të dytë. /IndeksOnline/