08:37 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, dy ndeshje interesante në program

Sot nga ora 14:00 do të zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, në kuadër të javës së 9-të, që do të transmetohen në Art Motion.

Befasia e këtij sezoni, Arbëria do të ketë punë me Dritën, transmeton Indeksonline.

Arbëria ende nuk ka shënuar ndonjë fitore si vendas këtë sezon. Në 3 ndeshje sa ka luajtur si vendas “Stuhia e Kuqe” ka 2 barazime dhe 1 humbje. Por, klubi nga Lipjani si vendas ka luajtur kundër ekipeve si Ballkani, Feronikeli dhe Prishtina.

Puntë si mysafirë nuk i ka edhe aq mirë as Drita. Në dy ndeshje sa ka zhvilluar ka një humbje dhe një fitore.

Ndeshja tjetër në program është Feronikeli kundër Llapit. Klubi nga Drenasi kërkon që të rikthehet tek fitorja që nuk e ka shijuar që 7 ndeshja.

Kurse, Llapi dëshiron të shënoj fitoren e 2-të këtë sezon. Nikeli gjendët në pozitën e 8-të ,kurse Llapit në të 9-tën. /Indeksonline/