75 Mall Live Search
09:23 / E Diele, 24 Shtator 2023 / Gj. Sh

Superliga e Kosovës vazhdon me tre ndeshje të javës së 6-të

Sot mbyllet java e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë tre ndeshje tepër interesante, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, do të jetë nikoqire e Malishevës.

Skuadra suharekase renditet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Malisheva ka një pikë më pak dhe zë vendin e tretë në tabelë.

Një tjetër ndeshje interesante do të luhet në qytetin e Gjilanit, ku Drita e pret skuadrën e Prishtinës.

“Intelektualët” ndodhen në pozitën e pestë me gjashtë pikë të grumbulluara deri më tani, ndërsa kryeqytetasit kanë nentë pikë dhe renditen në vendin e katërt.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes dy skuadrave të cilat janë inkuadruar në Superligën e Kosovës.

Liria e cila renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me gjashtë pikë, do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74, e cila ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/