09:25 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Superliga sot vjen me një super-ndeshje në program

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Takimi ishte paraparët të zhvillohej nga ora 16:00, por orari kësaj ndeshje ka ndryshuar dje dhe sot do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30, shkruan IndkesOnline

Të dy trajnerët kërkojnë pikët e plota nga ky takim. Skuadrat do të përballen në stadiumin “Agim Ramadani- Katana” në Gjilan, pa praninë e tifozëve.