08:22 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / Blerim

Superliga vjen me takime të forta, ndeshja e ditës: Drita – Drenica

Sot me fillim nga ora 14:00, do të zhvillohen tri takime të rëndësishem në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në program janë tri takime që i takojnë xhiros së tetë në Superligë, shkruan IndeksOnline


Vëmendja padyshime se do të jetë te takimi Drita – Drenica, pasi aktualisht klubi nga Gjilani radhitet në vendin e katër në tabelë me 10 pikë, e Drenica në të shtatin me 8 pikë, një fitore eventuale sot, do të ishte një mundësi e mirë për Drenicë që të ngritet në radhitje.

Dy takimet e tjera do të jenë FC Besa – Feronikeli dhe Llapi që e pret Arbërin simpatike në Podujevë.