13:50 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Supermani” 10-vjeçar thyen rekordin të cilin Michael Phelps e mbante nga viti 1995 [Video]

Pra, është një 10-vjeçar në Amerikë, emri i të cilit është Clark Kent, por fati se miqtë e tij e thërrasin ”Superman” nuk është madje gjëja më e mirë reth tij.

Kjo është e saktë. Clark Kent Apuada vendosi që ta bëjë një gjë të jashtëzakonshme, duke e thyer rekordin botëror të vendosur nga Michael Phelps, të cilin e vendosi në vitin 1995.

Clark e theu rekordin në garën prej 100 metrash në stilin, ‘flutur” në Lindjen e Mesme në kuadër të Kampionatit Internacional duke e përfunduar këtë garë për vetëm 1:09:38.

Koha e Phelps ishte 1:10:48 dhe ky ishte një rekord, i cili nuk u thye në 20 vitet e fundit. Por, Phelps nuk u ndje aspak keq për rekordin e thyer, teksa bëri edhe një postim brilliant.

Credit: CBS

”Përgëzime të mëdha për Clark Kent, i cili e theu këtë rekord. Vazhdo tutje, djalosh!!”, shkroi Phelps në Twitter./IndeksOnline/