10:00 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

​Suriprizë për tifozët e Interit, ky pritet të jetë sulmuesi i ri i skuadrës

Më një ndeshje shumë të rëndësishme për t’u luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetskit të mërkurën dhe me një ecuri pozitive në kampionat, Interi nuk e ka lënë anash edhe punën në tregun e lojtarëve për freskimin e skuadrës në dispozicion të trajnerit Antonio Conte.

“Neroazzurrët” po planifikonë një prurje të re për repartin e sulmit dhe sipas lajmeve të fundit nga “Sky Italia”, ata janë shumë afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën braziliane Fluminese për sulmuesin Marcos Paulo.

Operacioni për 19-vjeçarin pritet te mbyllet në afatin kalimtar të janarit dhe trajneri Antonio Conte e admiron shumë pasi ai luan si sulmues krahu dhe sulmues qëndror po ashtu.