20:01 / E Martë, 15 Qershor 2021 / AR

Surpriza e Sefë Duraj/ Paralajmëron verë të nxehtë në dasma e mbrëmje muzikore!

Sefë Duraj është këngëtar shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar.

Ai është ndër këngëtarët e parë që ka sjellë një ‘frymë’ pak më ndryshe në tregun muzikor, shkruan Indeksonline.

Sefe Duraj - Te deshta me zemer - KKBOX

Falë zërit të tij të mrekullueshëm, ai u bë i njohur në çdo vend ku ka shqiptar.

Për Indeksonline, këngëtari zbuloi se është duke përgatitur shumë risi për fansat e tij. Ai tha se ka nisur të punojë në realizimin e disa këngëve që i kanë mbetur që kur filloj pandemia.

“Unë e kam ndërmend të vazhdoj me realizimin e disa projekteve qe kanë ngelur pa realizuar qe nga viti i kaluar kur filloj edhe pandemia. Do t’i realizoj disa projekte këtë vit, kohën se kur do realizohen po e lemë surprizë.”

Album A Po Të Merr Malli, Sefe Duraj | Qobuz: download and streaming in  high quality

Hitet e tij janë të shumta, si këngë solo po ashtu edhe bashkëpunime. Edhe këtë vit këngëtari ka zbuluar se do të realizojë projekte si solo por edhe bashkëpunime.

“Për momentin kam disa projekte solo, por sigurisht do këtë edhe bashkëpunime.”

Pasi është marr vendimi që do të mbahen dasmat, Sefa si këngëtar shumë i kërkuar nga publiku u shpreh se ka pasur rezervime të shumta edhe vitin e kaluar edhe tani, duke paralajmëruar verë të nxehtë me hitet e tij.

“Po, kemi te rezervuara edhe nga viti kaluar qe jemi detyruar ti anulojmë ,dhe tani këtë verë do jetë shumë nxehtë me dasma dhe mbrëmje muzikore.”

Këngëtari u shpreh i lumtur që ka përkrahje nga publiku, dhe që puna e tij ka arritur t’i bëjë të ndahen të gjithë të kënaqur.

“Jam shumë i lumtur për përkrahjen qe gjithmonë kam pasur nga publiku, dhe kërkesa ka qenë gjithmonë e kënaqshme ,por edhe unë jam munduar qe gjithmonë mos ti zhgënjej me punën time, sepse vërtet nuk është lehtë të jesh ne skenë mbi 20 vite. Duke ju falënderuar edhe ju mediat qe gjithmonë keni treguar respekt dhe përkrahje për ne” përfundoi ai./Indeksonline/

May be an image of 1 person