23:25 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Suso me mesazh emocionues i thotë lamtumirën Milanit

Futbollisti i AC Milan, Suso ka ndarë rrugët me Milanin duke u zyrtarizuar te klubi i Sevillas.

Mirëpo ai nuk harroi t’i jap lamtumirën ashtu siç duhet klubit të deri tanishëm. Futbollisti postoi një video në instagram me një fjalim emocionale për largimin e tij/

“Ishte një natë shumë e komplikuar. Nata ime e fundit në Milano. Unë jam pak i hutuar. Unë e kam përmendur pak por gjithmonë e kam dashur Milanin. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për ngjyrat e Milanit”, u deklarua Suso

Po ashtu ai vazhdoi duke thënë “Asnjëherë nuk kam bërë premtime, nuk e kam ekzagjeruar. Kam provuar ta mbroj fanellën e AC Milan. Gjithmonë kam bërë gjithçka me ndershmëri, me dashuri. Unë u bërë burrë me ju.

Nuk kam qenë asnjëherë i mirë për t’i shprehur emocionat e mia. Por më besoni, do të më mungojë. Faleminderit Milano, gjithmonë do të jem tifozi juaj. Me dashuri Suso” përfundoi futbollisti./Indeksonline/.