16:11 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Suspendohet Kirurgu Abdominal që kërkoi ryshfet për operacionin e 19 vjeçarit

Kirurgu në Kirurgjinë Abdominale, Enver Fekaj, është suspenduar nga detyra e kirurgut pasi që i njëjti nuk kishte pranuar të operojë 19 vjeçarin, Hysen Ibrahimaj në QKUK, ashtu siç e kishte operuar për herë të parë në një spital privat.

Zyra e drejtorit të përgjithshëm në ShSKUK ka konfirmuar për “Indeksonline” këtë rast.

Ky institucion ka ardhur me reagim menjëherë me të gjitha masat ligjore.

Pastaj ka dërguar:

“Në komision disiplinor dr. Enver Fekaj, kirurgun abdominal dhe  Rifat Bajrami, drejtor i klinikës së kirurgjisë abdominale. Sot, ka suspsenduar apo  larguar përkohësisht nga puna dr. Fekaj sipas legjislacionit në fuqi, deri në një vendim të komisionit disiplinor” thuhet në përgjigjen e ShSKUK.

Ndryshe, kirurgu Enver Fekaj është deklaruar në lidhje me pacientin Hysen Ibrahimaj për të  cilin u raportua nga mediet se mjeku i kërkoi para për ta operuar në QKUK. Por,  Fekaj ka rrëfyer ndryshe nga raportimi në media, duke mohuar se i kërkoi para për ta operuar në QKUK./Indeksonline/