14:06 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Vozitë si “i çmendur”, audia godet 19 vjeçarin dhe e gjuan 50 metra larg (Video)

Një shofer ka goditur një 19 vjeçar dhe e ka gjuajtur atë për 50 metra larg, duke e lënë atë në karrocë të palëvizshëm.

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur adoleshenti u godit nga një Audi A3 përderisa u përpoq të kalonte rrugën në Derby.

Policia e Derby lëshoi tek tani pamjet shqetësuese të marra nga një kamerë sigurie, të cilat reagojnë se si u godit 19 vjeçari me shpresën se do mund ta gjejnë shoferin e makinës.

Dëshmitarët e tmerruar nxituan të përpiqen dhe të ndihmojnë viktimën, trupi i të cilit u la I shtrirë përpara një dyqani.

Viktima tani është në një karrige me rrota, i paaftë për të ecur dhe i është dashur të qëndrojë për javë të tëra në spital. Tani ai është duke u përballur me terapi të shumta për rehabilitim./Indeksonline/